Mbajtja e maskave për një kohë të gjatë në fytyrë shkakton irritime të ndryshme të cilat mund të qojnë në patologji të lëkurës. Dermatologia e spitalit rajonal të Shkodrës Aida Bajri, tregon se më të mundshmit për të patur probleme me lëkurën, janë ata qytetarë të cilët përdorin maskën N95 që është pa ajrosje kundër infektimit me virus.

Gjatë kësaj periudhe ka patur një numër të konsiderueshem qytetarësh, kryesisht të rinj të cilët janë paraqitur në pavionin e dermatologjisë për shkak të irritimeve që kanë patur në fytyrë.

Dermatologia Bajri, ka dhënë disa këshilla që ndihmojnë në minimizimin e irritimit të lëkurës nga maskat.

Vendosja e maskave me detyrim në mjedise të jashtme dhe të brendshme ka krijuar jo pak shqetësime tek qytetarët. Mjekët këshillojnë që qytetarët të përdorin maska prej pambuku për të shmangur problemet me lëkurën.

Artikulli paraprakGOLEMI PA UJË, BANORËT: FURNIZOHEMI NË PREKAL E GRILË
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA E “PAQES” DREJT SHKATËRRIMIT