Vijon intensivisht vaksinimi I të moshuarve mbi 74 vjeç në qendrat shëndetësore në Shkodër. Mjekja e qendrës shëndetësore nr. 3, Hava Bushati bën të ditur se gjatë ditëve të fundit ka patur një interest ë shtuar të të moshuarve të vaksinuar.
Në disa raste, stafi mjekësor vaksinon të moshuarit edhe në banesa, për të krijuar më tepër lehtësi për ata të cilët e kanë të vështirë të dalin nga banesa.
Deri më tani nuk është regjistruar asnjë reaksion apo komplikacion shëndetësor tek të moshuarit e vaksinuar thotë mjekja.
Mjekja e familjes Hava Bushati bën të ditur se edhe në këtë qendër shëndetësore ka patur një numër të lartë të të moshuarve por edhe mësuesve që kanë refuzuar të marrin dozat e vaksinës antiCOVID.
Fasha moshore e vaksinimit tani është zgjeruar në mbi 65 vjeç, ndërkohë që vaksinimi paralelisht me qendrat shëndetësore po bëhet edhe në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.