Kujdesi i shëndetit vendor bashkë me spitalin rajonal të Shkodrës dhe Rotary Club organizuan një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në mjediset e hotel Colosseo në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit.

Të pranishme ishin gratë e këshillave bashkiak të qarkut Shkodër por edhe gra dhe vajza që të institucioneve të tjera rajonale. Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti u shpreh se gjatë tetorit janë kryer rreth 500 kontrolle tek mamografia nga gratë dhe vajzat

Ajo që mbetet problem për drejtorin Dajti i cili është edhe vetë mjek ka të bëjë me ndërgjegjësimin e ulët të grave dhe vajzave për të bërë kontrollin e mamografisë gjatë gjithë muajve të vitit dhe jo vetëm në tetor

Drejtorja e Kujdesit Shëndetësor Vendor në Shkodër Lindita Haxhija i tregoi grave dhe vajzave të pranishme historinë e saj se si ka qenë vetë e prekur nga kanceri i gjirit dhe se si ia ka arritur që ta kapërcejë duke gëzuar tashmë shëndet të plotë.

Artikulli paraprakLEZHË, TROTUARET “ZAPTOHEN” NGA AUTOMJETET
Artikulli tjetërSHKODËR, PUNËSIMI NË VËMENDJEN E “SKILLS FOR JOB”