Moti i ftohtë shpesh herë mund të ketë një ndikim negativ në lëkurë. Me rënien e ndjeshme të temperaturave, njësoj ulet dhe sasia e hidratimit të lëkurës e cila në shumë raste shfaq shenja si kruarje, skuqje të lëkurës apo dhe probleme të tjera. Vitet e fundit qytetarët e Shkodrës janë ndërgjegjësuar në lidhje me konsultimin dhe vizitat në kohë tek mjeku specialist shprehet dermatologia Aida Bajri.

Mënyra e diagnostikimit të problemeve të lëkurës tashme bëhet me anë të paisjeve të sofistikuara të cilat kapin problemet që në fazë të hershme.

Dermatologia ka disa keshilla për qytetarët për parandalimin në kohë të problemeve që shfaqen në lëkurë gjatë stinës së dimrit.

Dermatologia thekosn se me rëndësi është që për çdo problem që mund të shfaqet në lëkurë duhet kontaktuar mjeku specialist.

 

Artikulli paraprakSKANDAL ME TË DHËNAT PRIVATE, DEL NË QARKULLIM LISTA ME RROGAT E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërFESTAT, “LARG GRUMBULLIMEVE, SHMANGNI INFEKTIMIN”