Pensionistët kanë qenë pafat. Reshjet e shiut i kanë penguar ata që të dalin masivisht ashtu siç kanë bërë fundjavat e kaluara. Këtë fundjavë ka patur ndryshim edhe në fashon e orarit për liri daljet e pensionistëve. Ndryshe nga tre javët e fundit mosha e tretë nuk do të dalë më vetëm të shtunen por të dyja ditët e fundjavës deri në orën 10 të paradites.
Gjatë këtij orari të caktuar për pensionistët të gjithë të tjerët do të jenë brenda. Por moti nuk i ka favorizuar ditën e sotme pensionistët duke bërë që pjesa më e madhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shfrytëzojnë orarin e lejuar për të lëvizur. Ndërkohë një pjesë e vogël e kësaj kategorie të cilët kanë dalë shprehen se e kanë të nevojshme të lëvizin edhe pse moti është i paqëndrueshëm.
Pensionistët do të lejohen të dalin edhe më 3 maj, të dielën në të njëjtat fasha orari. Lëvizjet e automjeteve private do të jenë të ndaluara gjatë fundjavës, ndërsa hapur do të qëndrojnë vetëm farmacitë dhe ushqimoret deri në orën 17:30.