Myftinia e Shkodrës ka shtruar një iftar në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, një iftar tradicional ky për vëllazërinë islame ku të ftuar ishin drejtuesit e bashkësive islame nga Prizreni dhe Ulqini si dhe kryetari i komunitetit musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

Ky i fundit dha mesazhin e tij ashtu siç myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari deklaroi se këto ditë të shenjta të shërbejnë për të forcuar vëllazërinë në një kohë kur Shqipëria po kalon kohë të vështira

E ftuar në iftarin e myftinisë ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila falenderoi për ftesën që i është bërë.

Ky iftar i vëllazërisë islame shtrohet prej disa vitesh me radhë nga myftinia e Shkodrës duke përforcuar lidhjet me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT: SA HERË BIE SHI JEMI PA DRITA
Artikulli tjetërINVESTIM I OSHEE TEK NËNSTACIONI SHKODRA 1