Në Shkodër po investohet shumë pak për punësimin e të rinjve. KËshtu është shprehur kryetari I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për qarkun Shkodër Albert Tuka. Sipas tij, pas pesë vitesh në prag të fushatës zgjedhore qeveria ka miratuar një fond për kualifikimin e të rinjve dhe më pas përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Tuka tregon se qeveria nuk po zbaton as kontratat kolektive. Sipas tij, tashmë janë krijuar shumë probleme në disa sektorë.

Tuka shton se sindikata ka denoncuar çdo rast të shkeljes ligjore të kontratave kolektive.
Tuka, tha më tej se punonjësit duhet të verifikojnë kontratat kolektive apo individuale që kanë ndërsa thekson se kushtet e nënshkruara në kontratë duhet të zbatohen me ligj.

Artikulli paraprakPOLICIA INFORMACION ZYRTAR MBI EKZEKUTIMIN E BIZNESMENIT NË HIMARË
Artikulli tjetërTEPE, BIMËSIA MË SHUMË SE TRE METRA LARTËSI