Hapësirat publike për të kaluar kohën e lirë personat me aftësi të kufizuar, vijojnë të mungojnë në qytetin e Shkodrës. Një shqetësim të tillë e ka ngritur kryetari i shoqatës së invalidëve para-tetraplegjikë në Shkodër, Saimir Beqiri, i cili më tej shton se mungojnë edhe aktivitetet e organizuara nga institucionet përgjegjëse për të argëtuar këtë kategori.
I zhgënjyer nga puna e institucioneve përgjegjëse ndër vite, Beqiri shpreson të merren parasysh disa prej kërkesave.
Problemet me të cilat personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë në qytetin e Shkodrës janë të shumta, pavarësisht kërkesave ndaj institucioneve përgjegjëse askush deri më tani nuk është kujtuar për ta.