Rrugët në sheshet kryesore të Shkodrës prej kohësh kanë shfaqur shenjat e para të amortizimit. Mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që në disa zona të krijohen gropa të cilat në jo pak raste kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.
Sipas qytetarëve, institucionet përgjegjëse duhet t’I kushtojnë më shumë vëmendje këtyre problematikave.
Edhe më parë janë trajtuar probleme të tilla të amortizimit të rrugëve kryesore në qytetin e Shkodrës, ku qytetarët kanë bërë apel për ndërhyrjen nga ana e institucioneve, por duket se këto kërkesa vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.