Një ditë më parë reshjet e shiut krijuan probleme në aksin Shkodër-Muriqan, në rrugën Zues-Oblikë. Uji në rrugë bashkë me rrëshqitjen e inerteve dhe dherave sollën probleme duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Ndërsa paraditen e kësaj të Hëne firma e cila mirëmban rrugën Shkodër-Muriqan ka nisur punën largimin e inerteve nga rruga.

Një ditë më parë automjetet e vogla kaluan me vështirësi për shkak të dherave e ujit të shiut në rrugë. Për punonjësit që mirëmbajnë rrugën reshjet e shiut sollën probleme të shumta, saqë është dashur të punojnë që nga mbrëmja e djeshme për largimin e inerteve nga rruga.

Rruga e Muriqanit, me një gjatësi prej 14 km është distanca më e shkurtër e cila lidh qytetin e Shkodrës me shtetin fqinj të Malit të Zi. Nga ana tjetër është një rrugë e cila kërkon të mirëmbahet vazhdimisht sepse është , një arterie të rëndësishme, e cila lidh Shqipërinë me vendet e Europës Perëndimore.

Artikulli paraprakFAMILJA KOLA E PREKUR NGA TËRMETI APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërZYRA E EMERGJENCAVE:SITUATA NË SHKODËR E QETË