Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Muriqan. Lin Deda, 44 vjeç nga fshati Bardhaj, rreth orës 15:05 raporton policia vendore e Shkodrës ka humbur jetën pas këtij aksidenti.

44 vjeçari teksa po shkonte drejt Muriqanit papritur ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Nga kjo përplasje 44 vjeçari mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës 44 vjeçari nuk ka arritur që të shpëtojë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia vendore e Shkodrës dhe grupi i ekspertizës për të bërë hetimet e plota mbi këtë aksident të ndodhur në aksin Shkodër-Muriqan.

44 vjeçari sipas burimeve policore disponon të gjithë dokumentacionin e duhur për motorrin me të cilin lëvizte. Mjeti rezulton edhe me siguracion si në Shqipëri por edhe në Malin e Zi.

Sipas burimeve shtetasi Lin Deda ashtu si shumë të tjerë nga Shkodra ka punuar në Malin e Zi dhe e ka bërë këtë rrugë çdo ditë. Në momentin e aksidentit ka patur të vendosur edhe kokoren por pavarësisht kësaj nuk ka arritur që të shpëtojë.

Viktima nuk ka qenë me një shpejtësi shumë të madhe në momentin kur ka humbur kontrollin ndaj janë ende të paqarta arsyet e këtij aksidenti sepse rrëzimi i tij sipas hetimeve paraprake ka qenë gradual.

Mjekët dyshojnë se mund të ketë pësuar edhe ndonjë atak kardiak gjatë udhëtimit me motorr, megjithatë kjo ende nuk është konfirmuar.

Aksidentet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndërsa pak ditë më parë në aksin Shkodër-Muriqan kishte një tjetër aksident teksa u përplasen dy motorë dhe njëri prej drejtuesve humbi jetën.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË AKTORJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA-KUKËSI 1-2, JONUZ: DISA LOJTARË ISHIN NË GJUMË