Firma kontraktore e mirëmbjatjes së aksit Shkodër-Muriqan ka nisur sot ndërhyrjet në dy anët e rrrugës përgjatë këtij segmenti , për pastrimin e bimësisë e cila ishte kthyer në një shqetësim për shoferët e automjeteve sidomos në këtë periudhë kur jemi në prag të sezonit të verës.
Në këtë aksion janë angazhuar me dhjetra punëtorë të cilët janë shpërndarë në pika të ndryshme kryesisht ku paraqiteten probleme të theksuara për shkak të bimësisë së dendur.Pastrimi i rrugës nga bimësia që ishte krijuar aty prej kohësh shërben edhe për qarkullimin sa më normal të automjeteve të cilët kanë një fushëpamje më të qartë në të dy senset e lëvizjes.Drejtori teknik i firmes Fadil Burgaj thotë se duke qënë një zonë bujqësore , bimësia rritet tepër shpejt dhe ndërhyrja ishte tepër emergjente. Ndërkohë Burgaj thotë se rruga Shkodër-Muriqan kërkon ndërhyrje të shpejtë sepse është tejet e amortizuar Sic mësohet k yaks do të mbahet nën monitorim të plotë nga drejtuesit e firmës të cilët bëjnë të ditur se shumë shpejt anës rrugës që ishte mbushur me bimësi do të zëvëndësohet me shtresë cakulli për të eleminuar pjesët e dëmtuara dhe gropat .Një gjë e tillë do jetë tepër efikase për automjetet që vijnë nga Muriqani apo anasjelltas që kanë mundësi të qarkullojnë lirisht .