Muzetë në qytetin e Shkodrës frekuentohen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin e verës nga turistët. Kështu është shprehur drejtori I Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës Pjerin Mirdita ndërsa shton se gjatë dimrit më të shpeshtë janë të rinjtë dhe studentët të cilët e vizitojnë këtë institucion si shkak I kurrikulave mësimore.

Edhe pse ende nuk ka ende shifra zyrtare të turistëve që kanë vizituar këtë vit Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, ai thotë se tendeca ka qenë në rritje duke marrë parasysh që jemi në vitin e dytë të pandemisë.

Muzeu I Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër është një nga më të vizituarit gjatë verës nga turistë të huaj kryesisht nga Europa por jo vetëm.

 

Artikulli paraprakRRETHINA, 213 QYTETARË MARRIN DOZËN E TRETË TË VAKSINËS
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA SEKUESTRON 8 KG DROGË, DY TË ARRESTUAR