Në kuadër të javës së Pavarsisë muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër organizoj sot aktivitetin edukues “Çfarë fsheh qyteti?”. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të qytetit me disa nga godinat, personazhe apo dhe shoqëri kulturore të cilat janë të lidhur me ngjarjen e Pavarësis.

Në formën e “Gjuetisë së Thesarit” me ndihmën e fotove të arkivuara, hartave dhe gjëgjezave nxenësit u ndalën në 4 pika të qytetit, Komiteti Kombëtar mbrojtja e Kosovës, Busti i Luigj Gurakuqit, ish Bashkia dhe shtëpia ku u themelua Shoqëria Bashkimi.

Ky aktivitet ka si qëllim gjithashtu promovimin e këtyre pikave të cilat janë lënë në harrese shprehet Helidon Sokoli specialist në drejtornë rajonale të Kulturës.

Një pjesë e këtyre godinave apo dhe personazheve nxenesit nuk i njihnin ndaj ata shprehen të lumtur që u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Rreth 30 nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit u bënë pjesë e këtij aktivitetit. Ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera në kuadër të javës së Pavarësise.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NË DHOMËN KU NDODHET “THESARI” 150 VJEÇAR
Artikulli tjetërSHKODËR, BIBLIOTEKA “MARIN BARLETI” PROJEKT PËR FËMIJËT