Në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe natës së Kadrit, Myftinia Shkodër dhuroi 30 pako me ndihma ushqimore për Shoqatën e të Verbërve në Shkodër. Që nga fillimi i muajit të Ramazanit Myftinia Shkodër ka shpërndarë rreth 900 pako me ndihma për familjet në nevojë thekson Arben Halluni përfaqësues i Myftinisë Shkodër.

Halluni i bën thirrje të gjithë personave të cilët kanë mundësi të tregohen solidarë ndaj shtresave në nevojë dhe t’i ndihmojnë.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 07.05.2021
Artikulli tjetërSHKODËR, XHONGLERI KUSHI THYEN REKORDIN NË GUINNESS