Myftinia Shkodër kishte të ftuar për të mbajtur një ligjeratë mendimtarin e shquar islam nga Siria Salahudin Ahmed Keftaro, një personalitet me famë botërore u shpreh myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.
Vetë mendimtari islam Salahudin Ahmed Keftaro tha se është i lumtur që ndodhet në një qytet me bashkëjetesë fetare si Shkodra ndërsa dha edhe disa mesazhe për të gjithë ata që muslimanët i cilësojnë si terroristë duke thënë se është e kundërta.
Të rinjtë dhe besimtarët e pranishëm patën mundësi që të dëgjojnë bisedën e mendimtari Keftaro por edhe ta takojnë nga afër këtë personalitet të rëndësishëm të botës islame në mbarë botën.