Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka përkujtuar këtë të premte 31 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990. Gjatë predikimit të tij në hytbe nga xhamia e Parrucës këtë të premte që është e para në kuadër të 16 nëntorit, myftiu i Shkodrës çoi një homazh për gjithë ata burra e gra që nuk mund ta arrijnë rihapjen e asaj xhamie dhe rikthimin e lirisë së besimit në Shqipëri.

Myftiu Sytari foli edhe për një rrymë të re që po tentohet të futet në botën e islamit e quajtur ibrahimizmi që sipas tij nuk sjell gjë tjetër veçse një përçutnim të atyre që e ndjekin atë rrymë duke thënë se islami është një dhe i vetëm.

Një thirrje myftiu bëri edhe për edukimin e brezave. Gjatë gjithë këtyre ditëve do vijojnë aktivitetet dhe takimet për të risjellë në vëmendje 16 nëntorin e 1990 të rihapjes së xhamisë së Plumbit si një ditë historike për Shqipërinë dhe komunitetin musliman.

Artikulli paraprakSHKODËR, MYFTIU KUNDËR LGBT QË PRINDËRIT TË JENË NUMRA
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA ME FOTOT UNIKE TË PIETRO MARUBBIT