Në kuadër të Muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore për pErsonat para-tetraplegjikë të qytetit të Shkodrës. Drejtuesi i shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë dega Shkodër, Saimir Beqiri falenderoi Myftininë Shkodër për këtë gjest humanizmi.

Ndërsa, Lavdrim Hamja, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, bën thirrje që edhe të tjerë ti gjenden pranë këtyre njerëzve në nevojë.

Në total për këto persona u shpërndan rreth 40 pako ushqimore dhe apeli është që kujdesi dhe vëmendja ndaj tyre të jetë më i madh.

Artikulli paraprakDALIN NGA QELIA 2 PREJ TË ARRESTUARVE TË OPERACIONIT “OAZ” NË SHKODËR
Artikulli tjetërQYTETARËT SHKODRANË: KEMI FRIKË TË BLEJMË NË TREG