Është organizuar nata e dytë e festivalit të filmit Ekrani I Artit në qytetin e Shkodrës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, festivali u organizua në oborrin e një familje shkodrane.Qashif Hoxha, mikpritës I këtij organizimi thotë se ka pranuar me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e projektit.

Ndërkohë, Tin Dirdamal, regjisor nga Meksika thotë se filmi I tij bazohet në një histori të vërtetë.

Eshte hera e pare qe jam pjese e festivalit dhe prezantoj filmin tim ne Shqiperi. Eshte nje film qe kam punuar me vajzen time, qe flet per nje mikun tim, i cili vrau një grua disa vite me pare. Permes ketij filmi jam munduar te tregoj arsyet se pse miku im beri vrasjen. Jam shume i lumtur qe do ta paraqes kete film per here te pare ketu.

Në total në edicionin e katërt të festivalit “Ekrani i Artit” do të shfaqen 21 filma. Nata e fundit e festivalit organizohet në banesën e Kol Shirokës

Artikulli paraprakSHKODËR, NDAHET NGA JETA RAPSODI MHILL ÇUNI
Artikulli tjetërGODITET NJË TJETËR RAST I TENTATIVËS PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE, ARRESTOHET NË FLAGRANCË 1 SHTETAS