Në pedonalen para hotel “Colosseo” në Shkodër është zhvilluar nata e dytë e edicionit të 60 të Festivalit Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë ku prezantuan 10 këngët e dyta në festival.
Në natën e dytë nuk munguan as interpretimet nga fëmijët e korit të këngëve hite nga edicionet e tjera të zhvilluara në Shkodër. Nata e dytë e festivalit kulmoi edhe me një intereptim në kërcim të fëmijëve.
Tashmë ka përfunduar faza e prezantimit të 20 këngëvë konkurruesev. Mbrëmjen e kësaj të diele, që shënon edhe natën finale të festivalet do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për këngën fituese të edicionit të 60 të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.