Nata e tretë e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” ka ardhur në një tjetër oborr shtëpie karakteristike shkodrane.

Këtë radhë filmat u shfaqën në një mjedis të këndshëm të familjes Llazani në qytetin e Shkodrës. Sylvia Schedelbauer është një nga pjesëmarrëset këtë vit me filmat e saj të cilët u shfaqën në “Art House” ndërsa festivalin e filmit në Shkodër e quan një event special.

“Unë mendoj se është një event special, i bën bashkë njerëzit dhe i jep mundësinë për të folur rreth artit dhe arti i lidh njerëzit në një marrëdhënie përtej kufijve. Këtu ka filma me përmbajtje të ndryshme dhe nga artistë të të ndryshëm nga unë por ishte kënaqësi për t’i parë.

Është një takim specifik për të bërë bashkë kulturën dhe artin, lidhja dhe komunikimi me njëri-tjetrin. Shumë nga filmat e mi apo punët e mia flasin për memorien, historinë, për familje historike, historitë e nacionaliteteve dhe historitë ndërkombëtare.

Shumë njerëz këto histori i kanë marrë në mënyrë pozitive ndërsa shumë të tjerë nuk flasin rreth këtyre historive dhe shpesh më pyesin nëse ajo që shfaqim është e vërteta dhe unë nuk di çfarë t’i them sepse e vërteta është relative”.

Tek oborri i shtëpisë së Llazanëve u shfaqën filma që vijnë nga Oberhausen Film Festival ndërsa i pranishëm ishte edhe Stefano Romano, autor i teksteve të filmave.

Zamir Llazani është i zoti i shtëpisë i cili pranoi me kënaqësi që të zhvillohet një prej netëve të festivalit të filmit “Ekrani i Artit” ndërsa tregon se si ka ruajtur shtëpinë e tij karakteristike duke mos pranuar që aty të bëhen ndërtesa të mëdha..

Tek oborri i Llazanëve në natën e tretë u shafqën filma si “The Oblique”, “Chiropteres Bats”, “Action 1 Lucid, Imperial Beach”, “Take a STand, But Ëhat to Ëear”, “The Satanic Ticket-Three”, “Hirografo/Manuscript” dhe “Limerence”.

Artikulli paraprakKOSMAÇ, FERMERI: MORA KREDI POR PO FALIMENTOJ
Artikulli tjetërITALI, SHQIPTARI QË U BË I NJOHUR PËR GRABITJET