Ludovik Dega, një nga aktivistët e njohur të partisë demokratike të Shkodrës që në fillim të viteve ’90 është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare. Përveç shumë posteve të tjera

Ludovik Dega ishte kryetari i tretë i PD-së Shkodër në vitet e vështira të tranzicionit. Homazhet në nder të kësaj figure politike të Shkodrës u zhvilluan në hollin e këshillit të qarkut Shkodër

Filip Guraziu si kryetari i parë i bashkisë Shkodër të PD pas ndryshimit të sistemit shprehet se Ludovik Dega është një figurë e papërsëritshme që i mungon edhe sot demokratëve të Shkodrës.

I pranishëm në homazhe në nder të Ludovik Degës ishte edhe kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli.

Ludovik Dega për shumë vite me radhë pati një veprimtari të pasur politike duke qenë kryetar i PD Shkodër, anëtar në këshillin bashkiak, anëtar i këshillit të qarkut dhe poste të tjera gjatë karrierës së tij ndërsa kontribuoi edhe pas daljes në pension.

Artikulli paraprakSHKODËR, FAMILJA QË JETON NË KUSHTE EKSTREME
Artikulli tjetërPRETENDIMET E STUDENTEVE PËR MUNGESAT