Qarku Shkodër
Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. M., 29 vjeç, banues në Berat, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se ishte i dënuar nga Gjykata e Beratit, me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare, arrestoi në flagrance shtetasin Gj. P., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin në pronësi të tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 punonjës të OSHEE-së, mbi dyshime për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Oficerët e Policisë Gjyqësore ndaluan shtetasin H. T., 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Pukë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.