Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim: Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” , pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një lopë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Mentadent Veinca nuk është emër i panjohur për policinë.

Ai ka qënë i shpallur në kërkim gjatë operacionit, ‘Pranverë 2015’. persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër në kuadër të operacionit, ‘Pranverë 2015’.i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë 2 persona të tjerë bashkëpunëtor në këtë ngjarje u arrestuan. Këtij grupi në atë kohë iu sekuestrua një laborator përpunimi droge

Artikulli paraprakAVIONI I MERKEL PËSON DEFEKT, DYSHIME PËR SABOTAZH
Artikulli tjetërGOLEM, FSHATI KU NUK PASTROHEN MBETURINAT