Për tre muaj me radhë peshkimi në liqenin e Shkodrës është i ndaluar. Ky është urdhëri i ministres së bujqësisë Milva Ekonomi i marrë pak ditë më parë në 30 mars të këtij viti. Ndërkohë kreu i organizatës së Menaxhim Peshkimit në Shkodër Arjan Çinari shprehet se tashmë në zbatim të këtij urdhëri janë dyfishuar kontrollet në liqenin e Shkodrës.

Çinari pranon se gjuetia e paligjshme vijon të jetë një shqetësim por i bën apel peshkatarëve që gjuajnë me korent se do të përballen me ligjin.

Për herë të parë në liqenin e Shkodrës por edhe për herë të parë në Shqipëri do të hidhet një sasi e konsiderueshme rasati autokton për shumimin e krapit, frytet e të cilit pritet të merren vitin e ardhshëm.

Aktualisht në Shkodër janë rreth 200 peshkatarë të liçensuar që janë formalizuar ndërsa këtë vit është vënë në funksion edhe merkata e peshkut brenda organizatës së menaxhim peshkimit duke iu ofruar mundësinë peshkatarëve që ta tregtojnë aty peshkun që ata zënë në liqenin e Shkodrës.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON SHTËPINË, I MOSHUARI NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërRRETHINA, KANDIDATI I PD SPAHIA: QYTETARËT NË PLAN TË PARË