DVP Shkodër/Ndalohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 40-vjeçar;

-S. S., 21 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 19-vjeçar;

-N. L., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu konstatua në banesë, lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË TURQI, PËRPLASEN 7 AUTOMJETE, 10 VIKTIMA DHE 59 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërNEGOCIATAT ME BE, HASANI BËN BILANCIN E 2023-IT: PRESIM LAJME TË MIRA NË FILLIM TË VITIT