DVP Shkodër/Ndalohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin N. (M.) M. (F.), 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Më datë 22.12.2021, në lagjen “3 heronjtë”, 25-vjeçari akuzohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin Z. L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. H., 22 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Dragoç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 22-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.