Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ndriçim Ibraj, 37 vjeç, banues në Koplik, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. F., 52 vjeç, E. F., 26 vjeç, E. J., 46 vjeç dhe E. J., 21 vjeç, të gjithë banues në fshatin Sheldi, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Gjithashtu, shtetasit T. F. dhe E. F. kanë dëmtuar me sende të forta, automjetin e 21-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakANSA PUBLIKON DETAJE NGA VIZITA E MELONIT: DO SHKOJË SHËNGJIN DHE GJADËR TË LEZHËS. MUND TË MOS SHKELË FARE NË TIRANË!
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË”/ BASHA ME 100 EKSPERTË PREZANTOJNË PROGRAMIN E PD-SË