Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe pas një pune të mirëorganizuar, gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor për qëllime ekstradimi të shtetasit: • Viktor Qetaj, 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Gjykata e Apelit në Torino – Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. 1380/12, datë 30.03.2012, për veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” (kokainë), parashikuar nga nenet 73, 81, 110 dhe 3 të Kodit Penal Italian. Ky shtetas është i dënuar me 11 vite, 2 muaj dhe 23 ditë burg. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

Artikulli paraprakRRUGA “LUGUÇESME” TEJET E AMORTIZUAR
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, U-18 VLLAZNIA MUNDET NGA SUPERIOR KLIMA