Në qytetin e Shkodrës, ka nisur projekti i ndërhyrjes rigjeneruese në blloqet e banimit në rajonin 1 dhe 2. Ky projekt, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerën 41,384,040 lekë, ka si qëllim regjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot, për rritjen e eficencës energjitike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë. Ndërhyrja do të realizohet në katër banesa kolektive nga të cilat, dy banesa të ndodhura në “Bulevardi Zogu I” dhe dy të tjera në rrugën “Europa”, si dhe në godinën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Përveç termoizolimit të fasadave të jashtme projekti përfshin dhe hidro-izolim të taracave ekzistuese. Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, i cili tha se ky projekt është një ndër hapat e parë të ndërhyrjes transformuese në qytetin e Shkodrës.

I shoqëruar nga drejtuesit e firmës zbatuese, Kryebashkiaku Beci është takuar me banorët duke i siguruar për cilësinë e punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë brenda tre muajve.

Artikulli paraprakSAMITI I NATO-S, BEGAJ: MOMENT VENDIMTAR PËR SIGURINË E RAJONIT EURO-ATLANTIK
Artikulli tjetërPUNIMET, TRAFIK NË HYRJE TË SHKODRËS