Në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2019” “Sport Klub Vllaznia” ka dhënë çertefikata mirënjohjeje për 10 boksierët e shekullit si dhe për trajnerin e shekullit.

Kjo ceremoni e vlerësimit të 10 boksierëve dhe trajnerit më të mirë u bë në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Vllaznisë.

Ndër 10 boksierët e shekullit janë emra të njohur dhe kampion ndër vite si Fadil Efovia, për të vijuar më pas Artur Gavoçin, Besnik Limanin, Nelson Hysën, Sokol Buliqin, Jetmir Kuçin, Sead Bushatin, Kristian Demaj, Blerim Aliaj dhe Besnik Gjetja.

Trajneri më i mirë i shekullit u shpall Zef Gjoni ndërsa çertefikatën ia dorëzoi drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Emrat që u nderuan nga “Sport Klub Vllaznia” kanë një kontribut të madh në sportin e boksit duke sjellë në Shkodër shumë trofe të ndryshëm.

Artikulli paraprakSTUDIMI, 40 % E TË RINJVE SHQIPTARË DUAN TË LARGOHEN
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 25 MIJË BIZNESE, MBI 1300 SUBJEKTE NË LISTËN E ‘ZEZË’ NË 3 MUAJ TË VITIT 2019