PERSONI QË MBETI I PLAGOSUR RËNDË NË QYTETIN E SHKODRËS PASI U RRËZUA NGA NJË SHTYLLË ELEKTRIKE MËSOHET SE ËSHTË NDARË NGA JETA. NGJARJA KA NDODHUR NË ORËT E MBRËMJES TË 13 GUSHTIT NDËRSA I PLAGOSUR MBETI SHTETASI ARDJAN DIBRA NGA SHKODRA I CILI MË PAS NDËRROI JETË NË SPITALIN E SHKODRËS PAK ORË PAS KËSAJ NGJARJE.

MENJËHERË PAS RRËZIMIT NGA SHTYLLA ELEKTRIKE ËSHTË DËRGUAR NË SPITALIN RAJONAL TË SHKODRËS NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE TEKSA KA QËNDRUAR NË KOMA NËN KUJDESIN E RREPTË TË MJEKËVE POR NUK IA KA DALË QË TË SHPËTOJË.

SHTETASI ARDJAN DIBRA MËSOHET SE KA SHKUAR PËR TË BËRË NJË LIDHJE ELEKTRIKE TEK DISA TË NJOHUR TË TIJ NË NJË RRUGICË NË HYRJE TË SHKODRËS POR PAPRITUR NGA NJË PAKUJDESI E MOMENTIT KA RRËSHQITUR DHE ËSHTË RRËZUAR DUKE HUMBUR JETËN PAS PLAGËVE TË RËNDA.

POLICIA MBËRRITI MENJËHERË NË VENDNGJARJE DUKE BËRË HETIMIN E PLOTË.

Artikulli paraprakKOMPANIA KANADEZE SHNDËRRON PLASTIKËN NË KARBURANT
Artikulli tjetërSHKODËR, SPAHIA: SHQIPËRIA KA SHUMË ‘VALDRINA’