36 familje me jetimë kanë marrë soba për ngrohje me dru një donacion ky i organizatës “Gjysmë Hëna e Kuqe” e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Shpërndarja e sobave u bë tek xhamia e Kirasit në qytetin e Shkodrës. Situata këto familje thotë përgjegjësi për jetimët në myftininë Shkodër Shkëlqim Sykaj është e vështirë.Nevojat që kanë jetimët janë të mëdha.

Agim Kuka, zëvendës drejtor i organizatës “Gjysmë Hëna e Kuqe” në Shqipëri thotë se ky projekt për shpërndarjen e ndihmave nisi nga Shkodra ndërsa do vijojë edhe me qytete të tjera.

Pavarësisht ndihmave të herë pas hershme të organizatave familjet me jetimë në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat e njësive vijon të jetë e vështirë ndërsa kjo situatë vitet e fundit ka ardhur duke u agravuar.

Artikulli paraprakVJOSA OSMANI NGA KUVENDI: SHQIPËRIA, ËNDRRA JONË E PËRBASHKËT. KOSOVA S’MUND TË SHPËRBLEJË SERBINË ME TERRITORE
Artikulli tjetërZONA PRANË VARREZAVE TË DËSHMORËVE PA UJË TË PIJSHËM