Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë në Star Plus ku qytetarët shkodranë shprehen se po abuzohet me çmimin me të cilin tregtohen drutë e zjarrit ka reaguar edhe drejtori I inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër Mark Ndou. Ai ka bërë të ditur se drutë që shiten në disa rrugë të qytetit janë të ardhura nga Mali I Zi. Për këtë arsye, çmimi me të cilin tregtohen është më I lartë.
Ndou bën të ditur se për bashkinë Shkodër janë pothuaj 2500 m3 dru dimri të cilat mund të vihen në dispozicion të shkollave dhe qytetarëve.
Deri më tani nuk ka asnjë subject të liçensuar nga bashkia Shkodër për tregtimin e druvë të zjarrit. Ndou u bën thirrje shkodranëve të mos nxitohen, por të presin deri në momentin që bashkia të liçensojë subjektet e interesuara në mënyrë që të furnizohen me drutë të një cilësie më të mirë dhe me një çmim më të leverdisshëm për xhepin e tyre.