Futbollisti nga Shkodra Ndriçim Shtubina i cili luan prej kohësh me ekipin e Egnatias ka vendosur që të mbyll karrierën e tij si futbollist në qytetin e tij të lindjes.

Përpara ndeshjes së luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës mes Vllaznisë dhe Egnatias u zhvillua edhe ceremonia përkatëse në nderim të futbollistit Shkodran. Gjatë ceremonisë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi i dhuroi Shtubinës fanelën e Vllaznisë e cila mbante emrin e tij në të. Pas ndeshjes futbollisti shkodran shprehet i emocionuar.

Pas mbylljes së karrierës si futbollist ekipi i Egnatias i ka besuar një detyrë të rëndësishme Shtubinës. Futbollisti Ndriçim Shtubina ka luajtur për ekipe të ndryshme në Shqipëri por në pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar tek Vllaznia ku dhe për disa kohë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA- EGNATIA 3-1, JOSA: ENDE SHPRESË PËR EUROPËN
Artikulli tjetërI SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJE, ARRESTOHET NË GREQI 27-VJEÇARI SHQIPTAR