Rruga pranë Stacionit të Policisë Kufitare të Shkodrës por edhe Fshatit të Paqes tashmë do të jetë e ndriçuar. Ky është aksi i cili të çon drejt malit të Taraboshit. Ajo pjesë pranë stacionit të policisë kufitare por edhe fshatit të paqes duke qenë se janë afër nuk do të jetë më në errësirë. Një projekt i organizatës policore IPA Albania dega e Shkodrës në bashkëpunim me bashkinë Shkodër kanë bërë që ai segment të jetë i ndriçuar shprehet zëvendës presidenti i IPA Shqipëri Ardian Zaganjori.

Rruga ku ndodhi stacioni i policisë kufitare dhe Fshati i Paqes është e rëndësishme jo vetëm për këto dy institucione që ndodhen aty por edhe për qytetarët e Shkodrës të cilët një pjesë bëjnë ecje përgjatë asaj rruge malore, vrapime, ecje me biçikletë apo edhe sporte të tjera ndërsa shfrytëzohet edhe nga ana e turistëve. Në këtë mënyrë ndriçimi ka qenë i nevojshëm dhe për vite me radhë ajo zonë ka qëndruar në errësirë dhe tashmë përmes këtij projekti do të jetë e ndriçuar.

Artikulli paraprakMALI KOLAJ, FSHATI QË PO BRAKTISET DITA DITËS
Artikulli tjetërSPAK NIS HETIMIN PËR DEPUTETIN E PS ERVIN BUSHATI