Për dy ditë me radhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës në datat 20 dhe 21 prill do të vijë si premierë komedia e zezë “Zona e Pritjes”, e autores Marina Vuçiç me regji të Fatos Berishës ndërsa do të vihet në skenë nga trupa e teatrit “Migjeni”. Regjisori kosovar Fatos Berisha fton publikun që ta ndjek këtë pjesë interesante.

Linda Jarani është aktorja më e re e teatrit “Migjeni” e cila thotë se pjesa “Zona e Pritjes” është e veçantë.

Komedinë e zezë “Zona e Pritjes” drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka që njëkohësh do të jetë edhe pjesë e shfaqjes e cilëson si një festë për 70-vjetorin e teatrit.

Përveç Rita Gjekës dhe Linda Jaranit tek “Zona e Pritjes” do të jenë edhe aktorët Nikolin Ferketa, Merita Smaja, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Krist Lleshi, Nancy Bakalli dhe Oliver Ymeri.

Artikulli paraprakSHKODËR, PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR SFIDË ME PARKIMET
Artikulli tjetërALERGJITË, MJEKËT: TREGONI VËMENDJE NDAJ SIMPTOMAVE