Drama “Jugori” me regji të Dino Mustafiq është në prag të premierës së saj që do të jetë në teatrin “Migjeni” me 21 dhjetor.

Pak ditë përpara kesaj drame që flet për një të huaj që shkon në një vend tjetër duke prekur kryesisht temën e emigrimit, kryefjalë e vendeve të Ballkanit mes të cilave edhe Shqipëria regjisori Mustafiq shprehet se Europa sot që është e shqetësuar për emigrantët ka vetë paragjykim.

“Autori Fasbinder ka qënë një revolucionar i vitit 67 te shekullit te kaluar. Pjesa bën fjale për emigrantet qe kane ikur nga vendi i vet dhe punojnë nëpër Europë. Keto probleme jane te dukshme siodomos sot.

Ne Europe ka shume paragjykime për jugoret, sterotipe dhe ksenofobi. Për ne ka qënë shumë e rëndësishme që në mënyrë teatrale ta gërmojmë pasi shumë në këtë tavolinë e kanë ndjerë në lëkurën e vet dhe mendoj se këto emocione duhet ti ndajme me publikun.

Mendoj se kemi bërë një shfaqje ku të gjithë duhet të pyesim vetën në cfarë botë jetojmë dhe cfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Sidomos është tragjike kur flitet për nocionin Shqiptar e cila është një nga kombet e mëdhaja me emigracion në Europë. E dimë se gati cdo familje e ka në familjen e vet dike që ka një përvojë të tillë .

Kemi pasur koshiencen e duhur per shkak se shqiptaret vazhdojne te emigrojne dhe jemi munduar te jemi pergjegjes. Çdo urejtje e cila ka lindur irracionale nga fjala mund te jete shume e rrezikshme.

Ne jemi deshmitare te ndryshimit te klimes ne Europe dhe se si pushteti kujdeset per bankat se si do vazhdojne te na bejne skllever dhe nese nuk na shikojne ne si njerez atehere lind pyetja nese eshte kjo hapesira jone. Te rinjte jane edhe sot ne rruget e Shqiperise sepse deshirojne reforma, sepse deshirojne te drejtat e tyre.

Për drejtoren e teatrit dhe aktorët shfaqja “Jugori” është një revolucion për teatrin “Migjeni”.

Një problem për teatrin e Shkodrës vazhdon të mbetet I ftohti gjatë provave.

Drama “Jugori” do të jetë per tre ditë me radhë në teatrin “Migjeni” 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Artikulli paraprakUSH, STUDENTË E PEDAGOGË NDIHMË FAMILJES NË NEVOJË
Artikulli tjetërZBARDHET DRAFTI I DEPOZITUAR NGA PS PËR EMIGRANTËT, VOTIMIN ELEKTRONIK DHE REKLAMAT