Brenda në jave në Shkodër janë proceduar nga policia 141 shtetas për vepra të ndryshme penale. Me anë të një njoftimi zyrtar drejtoria vendore e policisë Shkodër bën të ditur se
Gjatë javës që lamë pas, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 141 shtetas,nga këta :7 shtetas të arrestuar/ndaluar për vepra të ndryshme penale1 i shpallur në kërkim, 134 shtetas të proceduar dhe ndiqen në gjendje të lire.
Nga këto arrestime blutë kanë finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Liqeni” duke arrestuar në flagrancë një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër. Gjithashtu një tjetër operacion që është finalizuar është ai “Kompleksi” duke vënë në pranga Barush Bregun dhe Arrestuar edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit.
Policia bën të ditur gjithashtu se ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” si dhe janë vendosur 600 Masa Administrative.
Në zbatim të planit të masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka vazhduar kontrolli i territorit në gjithë juridiksionin e Qarkut Shkodër.Në kuadër të policimit në komunitet kanë vijuar takimet sensibilizuese në shkolla kundër përdorimit të duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon nga cdo qytetar që për
çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112