Shumë shpejt në spitalin rajonal të Shkodrës do të hapet shërbimi për trombolizën intravenoze e cila i jep një shans të madh të sëmurëve me ishemi cerebrale që nëse ndërhyhet brenda 3 orëve të arrijnë të shpëtojnë. Në spitalin e Shkodrës ky shërbim ofrohet për herë të parë dhe do jetë mjeku i ri neurolog Glen Halili i cili ka një eksperiencë në Tiranë që do të shërbejë për gjithë pacientët në Shkodër…

Pasojat që sjell ishemia cerebrale janë të rrezikshme për njeriun dhe sjellin shumë dëme ndërsa kjo sëmundje është tejet e përhapur tashmë sepse 1 ndër 4 qytetarë rrezikon të preket thotë mjeku Halili…

Neurologu Halili fton qytetarët të cilët kanë shenjat e ishemisë cerebrale apo familjarët e tyre që të paraqiten sa më shpejt në spitalin e Shkodrës sepse ndërhyrja duhet bërë brenda tre orëve për të patur efektin e duhur…

Deri më tani për të sëmurët me ishemi cerebrale, një sëmundje e cila në pjesën më të madhe sjell pasoja fatale, pacientët nuk kanë patur një mundësi për t’u kuruar dhe me këtë shërbim të ri të trombolizës intravenoze është një shans i madh për të gjithë ata që mund të preken nëse shkojnë në kohën e duhur në spital.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË RINJTË TRAJNOHEN PËR SIPËRMARRJEN
Artikulli tjetërVLLAZNIA-TEUTA 1-1, DURRSAKËT ME 10 LOJTARË BARAZOJNË