Ceremonia e ngritjes së Flamurit u mbajt edhe në Shkodër por si vitet e kaluara, një ceremoni e thjeshtë dhe pa fjalime në ndër të viktimave të tërmetit dhe familjeve të tyre si dhe gjithë të plagosurve. Autoritetet vendore, fetare dhe civile mbajtën një minut heshtje.
Deputetja e PS Senida Mesi e pranishme në këtë ceremoni u shprej se shqiptarëve nuk mund t’i mohohej festa e Flamurit dhe Çlirimit që do jetë nesër por me ceremoniale të thjeshta duke qenë se Shqipëria vazhdon të kalojë ditë të vështira.
E pyetur për mangësitë në logjistikë, deputetja Mesi shprehet se emergjencat civile në Shqipëri nuk janë përballur asnjëherë me një tërmet të tillë ndaj është dashur ndërhyrja e të huajve.
Ky moment i rëndë për Shqipërinë ka shërbyer që të gjithë të jenë të bashkuar duke lënë pas të gjitha ndasitë e mundshme, qofshin edhe politike.