Përfundojnë punimet në rrugën “Lodërtune” në qytetin e Shkodrës. E shoqëruar nga banorë të zonës, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka parë nga afër punimet e realizuara. Rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge me gjatësi 260 metër linear, është bërë i mundur nga fondi i Bashkisë Shkodër me vlerë 100 milion lekë.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera të Bashkisë Shkodër, është filluar me punimet nëntokësore dhe konkretisht linja KUZ, linja KUB, linja e ujësjellësit, në tërë gjatësinë e rrugës 260 metër linear.

Më pas, punimet kanë vazhduar në sipërfaqe me sipërfaqe asfaltike 1165 metër katror, trotuare betoni me krehje sipërfaqe variabël, ndriçim LED të integruar dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Artikulli paraprak3 MAJI , DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË MEDIAS
Artikulli tjetërSHKODËR, VELIU: POLICIA PO LUFTON KRIMIN, KA REZULTATE