“Nipër dhe gjyshër në Muze” ishte aktiviteti që bëri bashkë 2 breza të ndryshëm në ambjentet e muzeut dioqezian Shkodër – Pult.

Loreta Roma, psikologe dhe organizatore në këtë aktivitet tregon se e rëndësishme është që fëmijët të kuptojnë lidhjen e tyre me familjarët, përmes muzeut, që është vendi I historisë në shumë aspkete.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë rrënjët e tyre tregon psikologia Toma.
Ky aktivitet erdhi në kuadër të projekteve të shumta që zhvillohen në ambjentet e Muzeut Dioqezian në Shkodër me fëmijë të moshave të ndryshme.

Përmes aktivitetit “Nipër dhe gjyshër” u promovuan vlerat familjare dhe u dhanë mesazhet e vlerësimit të lidhjeve familjare.

Përmes realizimit të pemës së familjes, fëmijët mësuan për prejardhjen e stërgjyshërve, gjyshëve e prindërve të tyre.

Artikulli paraprakM.MADHE, KËSHILLI BASHKIAK MIRATON BUXHETIN E 2020-ës
Artikulli tjetërJONUZ: VLLAZNIA EKIP MË I MIRË, NJË SHANS PËR EUROPËN