Në qytetin e Shkodrës ka nisur edicioni i 21-të mbarëkombëtar dhe rajonal i interpretantëve të rinj të muzikës, Çmimi “Pjetër Gaci”. Për tre ditë radhazi talentetet e reja duke nisur mosha 6 vjeç do të sjellin interpretime të larmishme në 5 disiplina piano, kanto, kitarë, harqe dhe frymorë. Klevis Gjergji drejtori artistik i këtij konkursi thekson se këtë vit vihet re se mbi 50% e pjesmarrësve vijnë nga jashtë vendi.
Përzgjedhja e fituesit do të jetë e vështirë shprehet kryetari i jurisë Paçalin Pavaci.Në datën 8 maj po në teatrin “Migjeni” do të jetë edhe finalja e këtij festivali që organizohet nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” me mbështetjen e bashkisë Shkodër.