Ka nisur edicionin e tij të parë festivali i filmit “Idromeno” i cili do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës për 6 ditë me radhë. Drejtoresha dhe themeluesja e filmit “Idromeno”, Sonela Pirani thotë se që nga idea para një viti deri tek realizimi ishte një rrugëtim i vështirë.

Joni Mithi, organizator gjithashtu i festivalit të filmit “Idromeno” shprehet se ajo që synohet është ringjallja e skenës kulturore në Shkodër por edhe në Shqipëri.

E pranishme në hapjen e këtij festivali filmi ishte edhe drejtuesja politike e PS Shkodër dhe ministrja e sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Terezina Hila, drejtoreshë e kulturës në bashkinë Shkodër të cilat e mbështetën këtë aktivitet.

Janë rreth 50 filma të huaj dhe shqiptar që do të shfaqen në kinema Millenium në Shkodër deri me 14 maj në festivalin e filmit “Idromeno”. Ky festival u konceptua si një përgjigje ndaj letargjisë së përgjithshme që ka kapluar botën e filmit në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “ TË DËGJOJMË JEZUSIN, JO ZËRA TË TJERË”
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME VDEKJE I POLAKËVE, ARREST ME BURG 27 VJEÇARIT