Për të katërtin vit me radhë festivali i muzikës qytetare shkodrane “Luleborë” ka hapur siparin me natën e parë në teatrin “Migjeni”. Emra të mëdhenj të muzikës por edhe më gjërë sollën krijimtarinë e tyre me 16 këngë të reja përmes zërave më të mirë të qytetit të Shkodrës.

Jetmir Barbullushi, një nga dirigjintët shprehet se festivali “Luleborë” po krijon autoritetin e tij ndërsa ripërsërit idenë e tij që festivali i këngës së lehtë që për herë të parë u zhvillua në Shkodër dhe ai i muzikës qytetare popullore të zhvillohen të ndarë.

Agim Doçi, një nga anëtarët e jurisë u shpreh se Shkodra e tregoi sërish veten me këtë festival ndërsa i bëri thirrje edhe qyteteve të tjera të mëdha si Tirana të marrin shembull nga ky lloj festivali prestigjoz.

Nata e dytë e festivalit “Luleborë” në këtë edicion të kartërt do të këtë edhe fituesin që do ta vlerësojë juria profesioniste. Tri momente të veçanta ishin dueti i motrave Rita dhe Juli Ndoci, ardhja për herë të parë e “Shkodra Elektronike” apo edhe interpretimi në fund i Markelian Kapidanit në piano, njëkohësh anëtar jurie.

Artikulli paraprakTUZ, KRITIKA PËR DREJTIMIN E KOMUNËS NGA GJELOSHAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, PAS 30 VITESH RIKTHIM ME EMOCIONE I MOTRAVE NDOCI