Si çdo vit, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë nisur fushatën sensibilizuese anti- kanabis. Pavarësisht se është funksion primar dhe kryesor i Policisë së Shtetit, Bashkia e Shkodrës dhe strukturat e saj në territor, ofrojnë bashkëpunim maksimal për ndërgjegjësimin e banorëve.

Takimi i parë ishte me administratorë dhe kryetarë të fshatrave në njësitë administrative Berdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë dhe Guri i Zi. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj ka nënvizuar rëndësinë e frenimit të fenomenit, i cili është i dëmshëm dhe i dënueshëm ligjërisht si për ata që kultivojnë por edhe ata që konsumojnë kanabis.

Shefi i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në DVP Shkodër z. Pjerin Lazri, ka vlerësuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës.

Nga pesë komunat që sot janë në këtë takim, ka thënë ai, vitin e kaluar vetëm tek njëra janë kultivuar bimë narkotike. Takimet për ndërgjegjësimin kundër kultivimit dhe përdorimit të kanabis sativa, vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA FITON NË BALKAN LEAGUE ME PEJËN
Artikulli tjetërFORUMI INFORMUES, “SHKODRANËT PAK TË INFORMUAR MBI BE”