Në rrugën “Udhakryq” bashkia Shkodër prej disa ditësh ka nisur punën për transformimin rrënjësor të saj. Kjo rrugë është tashmë kantier më ri në të cilin po investon bashkia Shkodër.

Burime pranë bashkisë Shkodër thane bënë të ditur se ashtu sikurse në çdo ndërhyrje tjetër, edhe rruga “Udhakryq” do të ketë rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha, kanalizimet e ujërave të zeza, atë të ujësjellësit, asfaltimin, trotuaret, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.

Ndërhyrja në këtë rrugë është kërkuar nga banorët e saj, pasi nuk ishte vënë dorë asnjëherë për më shumë se 30 vitesh. Punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe rruga do të përfundojë para afatit të parashikuar në projekt bëhet e ditur nga bashkia.

Por moti jo favorizues ditët e fundit ka sjellë jo pak probleme duke bërë që firma të punojë me ritme të ngadalta. Kjo rrugë prej 30 vitesh ndodhet në gjendje skandaloze dhe në të nuk është kryer asnjë ndërhyrje qoftë edhe e pjesshme.

Aty ka qenë tepër e vështirë lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve.Prej kohësh banorët e kësaj lagje i kanë bëjnë thirrje Bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e rrugës “Udhakryq”

Ndërkohë bashkia tanimë ka nisur punën për të mundësuar rehabilitimin e saj duke e shndërruar nga një zonë të degraduar në një hapësirë të këndshme për banorët

Artikulli paraprakGRABITJA, BALLUKU E ASHPËR ME KOMPANINË KINEZE
Artikulli tjetërKRYEBUSHAT, ATY KU AKSIDENTET PO SHKAKTOJNË VIKTIMA