Bashkia Shkodër, në kuadër të Javës së Familjes, organizon disa aktivitete me moton: “Familja asht dashni”. Puna e përditshme për fuqizimin e familjes si bërthama e shoqërisë, do të shoqërohet me një javë fushatë sensibilizuese që synon të promovojë vlerat e familjes. Aktivitetet kanë nisur nga java e kaluar dhe do të vijojnë gjatë gjithë kësaj jave në rrjetin e qendrave komunitare “Për Familjen” dhe qendrën rinore “ATelie”.

Në aktivitetin e sotëm, janë të pranishëm partnerët e Bashkisë Shkodër, organizata të shoqërisë civile për të ndërgjegjësuar për vlerat e familjes dhe rëndësinë e saj si qeliza bazë e shoqërisë. Në bashkëpunim me organizatat partnere, promovohet dhe jepet informacion për sherbimet që Bashkia Shkodër ofron në mbështetje të familjes.

 

Artikulli paraprakVELIPOJA ENDE GATI PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërFLUKS NË MURIQAN, 22 MIJË UDHËTARË NË 3 DITË