Ka nisur të zbatohet në Shkodër program I Depistimit të Shikimit tek Fëmijët. Kontrollet e para u bënë tek nxënësit e shkollës 9 – vjeçare “Ismail Qemali” nga bashkëpunimi I Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor me Zyrën Vendore Arsimore. Drejtoret e dy institucioneve shpjeguan se në këtë program janë përfshirë shkollat publike dhe private në qytet dhe në fshatra.

Hava Hoti, mjekja pediatre që bëri kontrollet e shikimit tek 30 fëmijët e parë tha se 3 prej tyre shfaqen probleme me shikimin.

Erjeta Laçej, drejtore e shkollës “Ismail Qemali” vlerësoi kontrollin që specialistët bënë tek fëmijët, duke e quajtur më se të nevojshëm.

Kontrollet për shikimin e fëmijëve do të vazhdojnë deri në 17 qershor kur do të mbyllet edhe viti shkollor.

 

Artikulli paraprakBASHKIA: TË ENJTEN LIROJMË PEDONALEN “KOLË IDROMENO”
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT PRO VAKSINIMIT ME DOZËN E KATËRT